Aktuale

Thaçi solidarizohet me Turqinë pas shpërthimeve në Stamboll

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas dy shpërthimeve që ndodhën në Stamboll të Turqisë.

Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova qëndron pranë Turqisë, në këto momente të vështira, shkruan Express.

“Shumë i shqetësuar lidhur me shpërthimet në Stamboll. Kosova qëndron përkrah Turqisë në momentet e gëzuara por edhe në këto momente shqetësuese. Drejtësia duhet të mbizotërojë”, shkruan Thaçi.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, nga dy shpërthimet në Stamboll, njëri pranë stadiumit të Beshiktashit dhe tjetri pranë parkut Macka, kanë vdekur të paktën 13 vetë./Express

““Shumë të shqetësuar për shpërthimet në Stamboll. Kosova qëndron përkrah Turqisë në momente gëzimi dhe në këto momente shqetësuese. Drejtësia do të mbizotërojë”, ka shkruar Thaçi./Express/