Aktuale

Thaçi tregon çka bisedoi me kryeministrin malazez (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim në Podgoricë me kryeministrin malazez, Dusko Markovic.

Ai ka thënë se me të kanë biseduar rreth forcimit të bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e arsimor.

Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Thaçi e ka quajtur momentum i ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në këtë organizatë edhe të vendeve tjera të Ballkanit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krujuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shtetve të mbetura të Ballkanit në NATO.

Kjo do të konfirmohet sot edhe në Smitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5).

Para Samitit zhvillova një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, me të cilin u pajtuam që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shtetve tona. HTH

the authorE B