Aktuale

Thaçi – Trumpit: Emërimi i Grenellit në krye të Inteligjencës, vendim i shkëlqyeshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përshëndetur emërimin e Richard Grenell, shef të Inteligjencës Kombëtare amerikane.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi e ka cilësuar “të shkëlqyeshëm” vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për ta emëruar Richard Grenellin, shef të Inteligjencës Kombëtare amerikane.

Kreu i shtetit të Kosovës, i cili ka bashkëpunuar për disa javë me Grenellin në dialogun Kosovë-Serbi, ka lavdëruar ambasadorin e SHBA-ve në Berlin për punën që ka bërë në raport me dialogun ndërmjet dy vendeve.

“Një zgjedhje e shkëlqyeshme nga Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin si ushtrues detyre të Shefit të Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të jashtëzakonshme si i Dërguar Special për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Rick, ju uroj suksese të mëdha në misionin tuaj të ri për ta mbajtur sa më të sigurt ShBA-në dhe botën”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump, sot ka njoftuar për emërimin e Richard Grenell në detyrën e re.

“Jam shumë i kënaqur të njoftoj se Ambasadori shumë i respektuar i yni në Gjermani, Richard Grenell do të emërohet Ushtrues Detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi prej të punoj me të”, ka shkruar Trump. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN