Aktuale

Theret me thikë një person në Gjilan

Një person është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Në Policinë e Kosovës, babai kishte raportuar se djali i tij është therur me thikë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull K/Shqiptar është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raporton e Policisë, shkruan FaktePlus.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast, ka arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, theksohet në raport.

Ende nuk dihet motivi se pse ka ndodhur kjo therje me thikë. /FaktePlus