Aktuale

Theret me thikë një person në Suharekë

Të martën policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi që i njejti ka therur me thikë viktimën mashkull, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vraniq të Suharekës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy thika, trasnmeton Express.

Njoftimi i policisë:

Fshati Vraniq, Suharekë 20.06.2017-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

the authorE B