Aktuale

Therret me thikë një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull të komunitetit egjiptian.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, derisa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.