Rajon & Botë

“Thertorja” e Sirisë, në burg vriten 13.000 njerëz

Autoritetet siriane kanë vrarë 13-mijë njerëz në një periudhë katër vjeçare, si pjesë e një “sulm sistematik kundër popullatës civile”, thuhet në një raport të publikuar sot nga Amnesty International.

“Ekzekutimet u zhvillua në burgun ushtarak Saydnaya, në veri të Damaskut, në mes të shtatorit të vitit 2011 dhe dhjetorit 2015”, thotë organizata e të drejtave të njeriut, e cila e ka përshkruar burgun si “thertore”.

Amnesty u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të përdorin ndikimin e tyre për të siguruar se qeveria e Presidentit sirian Bashar Asad, të lejojë vëzhgues të pavarur ta vizitojnë burgun.

Sipas raportit, ajo çfarë po ndodhte atje, është krim kundër njerëzimit.

Organizata tha se 20-50 njerëz u varën në mes të natës çdo javë dhe shumë të tjerë vdiqën pasi u torturuan në mënyrë të përsëritur dhe të privuar nga ushqimi, uji, mjekësia dhe kujdesin shëndetësor. Të vdekurit janë varrosur në varreza masive, transmeton KosovaPress.