ShowBiz

Thjeshtësia e Sean Penn, pa truproja dhe mban vet bagazhin (Foto)

Sean Penn është një prej yjeve më të suksesshëm në industrinë e filmit, falë disa performancave mbresëlënëse që i kanë sjellë edhe dy çmime Oscar (“Mystic River”, 2004 dhe “Milk”, 2009).

Mirëpo, gjatë arritjes në Aeroportin JFK në New York, 56-vjeçari dukej si një pasagjer i zakonshëm.

Aktori nga Los Angelesi nuk kishte me vete truproja dhe e mbante vet çantën.

Penn kishte edhe veshje shumë të thjeshtë, ndërsa atë e kanë njohur paparacit dhe i kanë bërë disa fotografi.

Në vitet e fundit, Penn ka pasur lidhje të shumta me aktoret e njohur hollivudiane, ndërsa në muajin maj, ai është parë me ish-partneren Robin Wright, me të cilën i ka dy fëmijë. /Telegrafi

the authorE B