Sport

Tifozët e ekipit shqiptar falin namazin në stadium (Foto)

Tifozët e ekipit të Tiranës nuk e kanë fare problem të falen edhe nëse janë në stadium.

Krahas celebrimit të martesës në fushën e blertë të mbrojtësit të Tiranës, Gentian Muça, ndeshja e djeshme e Tiranës me Skënderbeun pati edhe një detaj tjetër që nuk i shpëtoi vëmendjes së tifozëve që morën pjesë në të.

Krahas dëfrimit me ndeshjen, në fund të pjesës së parë, kur arbitri i kishte fryrë bilbilit një grup tifozësh të Tiranë kanë kryer edhe ritet e faljes në ambientet e stadiumit duke qenë korrekt edhe me Krijuesin.