Rajon & Botë

Tillerson: SHBA nuk do të pranojë kurrë armatimin nuklear të Koresë Veriore

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi se SHBA e dënon ashpër lansimin e raketës balistike ndërkontinentale të Koresë Veriore, duke e shënuar lëvizjen e Pjong-jangut si eskalim të ri të kërcënimit nga Koreja Veriore.

“Kjo stërvitje paraqet kërcënim për SHBA, për aleatët dhe partnerët tanë, por edhe për rajonin dhe botën”, thuhet në deklaratën e Tillerson.

Sipas tij, tani është i nevojshëm aksion global për të penguar kërcënimin global.

“SHBA nuk do të pranojë kurrë armatimin nuklear të Koresë Veriore”, tha ai.

the authorE B