Aktuale

Tjetër seancë sot në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot do mblidhet për të përfunduar pikat e lëna në gjysmë nga seancat e kaluara, derisa do mbaj edhe një seancë të fundit.

Kjo seancë do jetë e fundit para se deputetët të shkojnë në pushime verore.

Ndërsa në seancën e së mërkurës kanë mbetur pika të lëna në gjysmë, të cilat pritet të diskutohen sot.

Ndërsa në seancën e fundit para pushimeve në rend dite është interpelanca me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Qeverinë etj.