AktualeRajon & Botë

Tjetër virus i rrezikshëm nga Kina

Një tjetër virus është raportuar në Kinë, derisa janë infektuar dhjetëra persona deri tani.

Virusi i njohur si ‘’Langya’’ ka infektuar 35 persona deri tani, ndërsa është gjetur në provincat Shandong dhe Henan të Kinës.

Dyshohet se ky virus ka kaluar nga kafshët te njerëzit, sipas një raporti nga shkencëtarët në Tajvan.

Ministria e Shëndetësisë në Kinë, është angazhuar të përcjellë situatën e krijuar dhe është duke monitoruar përhapjen.

Simptomat që shfaqën të infektuarit deri tani ishin: lodhje, kollë, humbje oreksi, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe të vjella