Rajon & Botë

Tony Blair: Po e shqyrtoj mundësinë të rikthehem

Prej një dekade, qëkur ish-kryeministri u largua nga kjo pozitë, ai ka qenë i fokusuar biznesin e ndërmarrjeve dhe në rolin e tij si i dërguar në Lindjen e Mesme, të cilën e la në vitin 2015.

Tany Blair ka thënë se po i ndien shumë fuqishëm politikat britanike dhe po e shqyrton mundësinë të ketë ndonjë rol në të ardhmen.

Ish-kryeministri britanik nga radhët e partisë laburistë ka thënë për revistën “Esquire” se ai ka qenë i shqetësuar nga mundësia që Britania të bëhet shtet me një krah partiak.

Ai ka thënë se populli është përballur me zgjedhjen në mes të një qeverie të fokusuar në Brexit dhe Partisë Laburiste, ultra e majtë, politikat e së cilës janë të vjetruara.

Ish-kryeministri ka lënë linjën e frontit në politikën britanike pas rënies nga pushteti në vitin 2007.

Ai ka fituar tri herë zgjedhjet për kryeministër pas ndihmës në transformimin e Partisë Laburiste në vitet e 90’ta.

Por, roli i tij në inkuadrimin e Britanisë së Madhe në luftën e Irakut, në vitin 2003, e armiqësoi atë me Partinë Laburiste dhe me vendin në përgjithësi dhe udhëheqja e tij u kritikua edhe në hetimin zyrtar të Chilcot, për luftën në Irak.

Prej një dekade, qëkur ish-kryeministri u largua nga kjo pozitë, ai ka qenë i fokusuar biznesin e ndërmarrjeve dhe në rolin e tij si i dërguar në Lindjen e Mesme, të cilën e la në vitin 2015.

Muajin e kaluar, 63 vjeçari, ka thënë se do ta lë konsulencën dhe do të fokusohet në punë bamirësie.

the authorSamir Dalipi