ShowBiz

Top Awards ndan nesër çmimet, jashtë garës hite të mëdha

Top Awards nesër mbrëma do të ndajë çmimet në kategoritë, nominimet e të cilave janë publikuar shumë kohë më parë.

Ky eveniment që synon të jetë nga më të mëdhenjtë në skenën muzikore shqiptare ka lënë jashtë kësaj liste shumë emra dhe këngë të suksesshme gjatë këtij viti, shkruan GazetaExpress.

Që nga publikimi i nominimeve pati reagime të shumta nga artistët por edhe nga publiku që në mesin e tyre nuk pa disa nga këngët më të ndëgjuara gjatë vitit.

Fillimisht ishte Genta Ismajli dhe Etnon, të cilët reaguan për hitin e tyre “Shake it” , i cili nuk është nominuar në asnjë kategori, megjithëse bashkëpunimi i tyre theu rekorde të mëdha ndëgjueshmërie.

Mënyra e nominimeve dhe prezantimeve nuk i pëlqeu as reperit 2po2, i cili pati reaguar menjëherë pas publikimit të tyre dhe tani një ditë para eventit ai  konfirmon mospjesëmarrjen e tij, duke e quajtur event të dështuar dhe të kurdisur.

Një tjetër hit që u la jasht çdo kategorie është edhe kënga “Kalle” e Adrian Gaxhës dhe Lindon Berishës, e cila veç trojeve shqiptare arriti ndëgjueshmëri në vende të ndryshme të botës, por artistët kanë zgjedhur të heshtin duke mos reaguar asgjë ndaj këtij eventi.

E habitshme është lënia jashtë edhe e këngës “Dashni” nga Majk, e cila nga media të shumta u cilësua si kënga e vitit 2015 dhe  futja në listë me emra të mëdhenj e Edona Vatocit apo Alban Ramosajt që nuk kanë shënuar ndonjë sukses gjatë këtij viti madje mbeten emra të panjohur për një pjesë të madhe të publikut.

Çmimet do të ndahen nesër dhe këta janë pretendentët për t’u shpërblyer:

FEMALE ARTIST OF THE YEAR

ELVANA GJATA

ERA ISTREFI

KIDA

ENCA HAXHIA

NORA ISTREFI

MALE ARTIST OF THE YEAR

ALBAN SKENDERAJ

LEDRI VULA

FLORI MUMAJESI

NOIZY

CAPITAL T

VIDEO OF THE YEAR

CAPITAL T – HITMAN

LEDRI VULA – KING

KRESHA FT. GJURMET – ERA

TROJA – A E MAN MEN

DUFFY FT. MIXEY – LIRI

GROUP OF THE YEAR

NRG BAND

ASGJE SIKUR DIELLI

TROJA

KAOS

AVANTGARDE ARTIST

ERA ISTREFI

EDONA VATOCI

NOIZY

MC KRESHA

TAR HIT OF THE YEAR

DHURATA DORA – NUMRIN E RI

NRG BAND FT. DJ ALDO – MOS U NDAL

MAJK FT. GHETTO GEASY – S’JENA MO

ALBAN SKENDERAJ – UNE EDHE TI

SAMANTA KARAVELLA – ASNJO SI UNE

MY MUSIC HIT OF THE YEAR

MOZZIK – DHEZU

2TON – ANI NASHT

ELVANA GJATA – LOVE ME

LEDRI – SRMN

NOIZY – GRANDE

COLLABORATION OF THE YEAR

LEDRI FT. ERA – SHUME PIS

ELVANA FT. BRUNO- LOVE ME LOVE ME

GHETTO GEASY FT. MAJK- SJENA MO

KIDA FT. MOZZIK- PREMTIME

FLORI MUMAJESI FT. 2PO2 – GONE GIRL

ARTIST TO WATCH

BRUNO

MOZZIK

ALBAN RAMOSAJ

2 TON

KIDA

SONG OF THE YEAR

ERA ISTREFI – BON BON

MAJK FT. GHETTOGEASY – S’JENA MO

ELVANA FT. BRUNO – LOVE ME LOVE ME

ERA FT. LEDRI – SHUME PIS

NOIZY – NUMBER ONE

KIDA FT. MOZZIK – PREMTIMET

2TON – ANI NASHT

FLORI MUMAJESI FT. 2PO2 – GONE GIRL

MC KRESHA FT. GJURMET – EJA

ALBAN SKENDERAJ – UNE DHE TI