Rajon & Botë

Tragjedi, vdes në aksident e gjithë familja

Pesë persona, duke përfshirë katër anëtarë të një familje, humbën jetën në një aksident ajror ditën e djeshme në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Avioni i vogël u rrëzua menjëherë sapo ishte ngritur nga aeroporti i Bartow, duke shpërthyer në äakë. Piloti u identiãkua 70-vjeçari John Shannon, një avokat nga Lakeland, Florida. Viktimat e tjerë janë dy vajzat e tij, dhëndri dhe një mik i familjes.

Olivia Shannon 24 vjeç ishte studente në universitet, Victoria Shannon Worthington 26 vjeç mësuese dhe bashkëshorti i saj Peter Worthington 27 vjeç, si dhe mikesha e familjes Krista Clayton 32 vjeç mësuese, ishin të gjithë në bordin e avionit. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë tragjedi.

Paraprakisht dyshohet për një gabim njerëzor për shkak të mjegullës së dendur.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/tragjedi-vdes-ne-aksident-e-gjithe-familja-478925/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

the authorE B