Aktuale

Tragjike në Itali, shqiptarja aksidentohet për vdekje nga një italian

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, ku një shqiptare ka humbur jetën në Treviso, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se 77-vjeçarja Gjyle Mina, është përplasur për vdekje nga një ‘Fiat Panda’, teksa e moshuara ka qenë duke kaluar rrugën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 54-vjeçar italian.

Edhe pse të moshuarës shqiptare iu dha ndihma e parë, ajo nuk mundi të mbijetonte, pasi ajo goditi kokën me kofanon e makinës, ndërsa më pas ka rënë në tokë.