Sport

Trajneri i Barcelonës zbulon skuadrën e Neymarit për sezonin e ri

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, beson se Neymar nuk do të transferohet në Paris Saint-Germain
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka qetësuar tifozët e klubit nga Camp Nou. Ai beson se Neymar nuk do të transferohet në Paris Saint-Germain

“Kjo është një kohë e thashethemeve, ne i kuptojmë këto. Ai është me ne tani. Ne absolutisht duam që ai të qëndrojë këtu”, ka deklaruar Valverde.

“Me Neymarin kam biseduar, por për gjëra të tjera, të tilla si taktikat dhe sende që lidhen me ekipin”, ka theksuar trajneri spanjoll.

Sipas mediave franceze PSG është e vendosur që ta transferojë Neymarin nga Barcelona. Klubi nga Parisi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e brazilianit e cila ka vlerën e 22 milionë eurove.

Kurse, lojtarit i ka ofruar një kontratë pesëvjeçare me një pagë marramendëse – 596 mijë funte në javë (673 mijë euro në javë) ose rreth 33 milionë euro në sezon, përcjell Express. /Express/

the authorE B