ShowBiz

Tregimi rrëqethës i plakës që prej 24 vjetësh jeton e vetmuar

Mysafire n’Kosovë Show këtë javë ishte lokja Razë nga Gllogjani.

74 vjeçarja me emrin Razë jeton prej vjetësh e vetme në Gllogjan tani e 24 vjet. Kur u martua, ajo u bë nënë e një vajze. Në pamundësi për të lindur fëmijë të tjerë, ajo thotë se u detyrua të martonte burrin e saj.

Pas kësaj gjithçka ndryshoi.

Vajza i është martuar ndërkohë bashkëshorti jeton në Gjermani me gruan e re. Ajo thotë se burri e ka lutur edhe atë të shkojë në Gjermani por ajo e ka refuzuar një gjë të tillë.

Thekson se nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e saj të cilën thotë se e ndërtoi vetë nga puna e dorës.

Ajo flet edhe për kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilin thotë se e njeh si fëmijë.

N’Kosovë Shoë e kishte mysafir edhe Ari Blue.