Tech

Tregohet data e saktë se kur do të prezantohet iPhone 12

Apple ka njoftuar ngjarjen e madhe për lansimin e pajisjeve të reja të martën e ardhshme.

Uebfaqja e gjigantit të teknologjisë ndau një postim të ri në seksionin e ngjarjeve, në të cilën shkruhet: ‘Bashkohuni me ne në Apple Park. 15 shtator 2020, në orën 10 të PDT”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Megjithëse nuk u përfshi asnjë kontekst në lidhje me arsyen e ngjarjes, Apple zakonisht zbulon smartfonin e ri në këso kohe.

IPhone 12 Pro Max thuhet se është vetëm 7.4 mm, gati 10 për qind më i hollë se iPhone 11 Pro Max me trashësi 8.1 mm, raporton LetsGoDigital.

the authorGazetaKNN