Aktuale

Tregu i pensioneve private në Shqipëri u rrit me 29%

Tregu i pensioneve private vullnetare në Shqipëri, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë periudhës janar-shtator 2016 ky u rrit me rreth 29% më shumë se fundi i vitit të kaluar.

Sipas AMF-së, ky treg u llogarit në rreth 1.195.10 milionë lekë ose 8.70 milionë euro, me një rritje prej afro 266.36 milionë lekë.

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2016, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, deri në fund të nëntëmujorit ishte 15,957 anëtarë duke shënuar rritje prej 27.06% krahasuar me fundin e vitit 2015.

Të dhënat e përdorura në këtë publikim bazohen në raportimet e vetë shoqërive administruese të fondeve të pensioneve pranë AMF, sipas formatit të përcaktuar në rregulloren “Për raportimin në AMF të veprimtarisë së shoqërisë administruese të fondeve të pensionit miratuar në 2012-ën.