Lifestyle

Trendi joshës i modës: Ato veshin xhinse me dizga direkt në lëkurë!

Xhinset paksa të harruara me dizga sërish janë kthyer në modë, ndërkaq vajzat e famshme i preferojnë shumë.

Këtë sezon vajzat e njohura kanë kthyer stilin e viteve shtatëdhjetë, madje në stilin seksi, transmeton Telegrafi.

Padma Lakshmi është fotografuar duke shëtitur në qytet me vajzën e veshur me xhinse me dizga, të cilat i ka veshur direkt në lëkurë dhe i ka plotësuar me një zinxhir të hollë dhe mokasine japoneze të stolisura në ar.

1

Me të njëjtin kombinezon të dizajneres Stella McCartney është fotografuar edhe manekinia Heidi Klum, e cila ka vendosur edhe për detaje retro – këpucë me taka të trasha, çantë ngjyrë konjaku dhe syze të pilotëve ngjyrë gështenje.

Heidi-Klum-Main

Si po ju duket ky trend joshës.