Aktuale

“Trepça”rrezikon që me 2 nëntor të shkoj në likuidim

Gjiganti “Trepça”rrezikon që me 2 nëntor të shkoj në likuidimin kjo pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit ka detyrim te veproj sipas ligjit që e udhëzon atë, ka thënë Ibrahim Rexhepi njohës i çështjeve në fushën e ekonomisë.

Miratimi i ligjit për “Trepçën”, ndonëse kishte hasur në kritika të deputetëve për mungesë të kohës për shqyrtim, ai u votuar me nguti pikërisht për ti ikur procesit të likuidimit nga AKP-ja.

Rexhepi thekson se ky rrezik është rikthyer në momentin kur Lista Serbe kishte paraqitur ankesën në Gjykatën Kushtetuese, për parregullsi gjatë këtij procesi.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që mund ta shpëtoj “Trepçën”, nga procesi i likuidimit,  është vetëm nëse Gjykata Kushtetuese do te merr një mase administrative, me te cilën ndalon çdo veprim përderisa ajo nuk bene gati përgjigjen ne ketë ankese.

“Ligji nuk garanton shume, por hape mundësinë për një “Trepçë” tjetër. Për ketë duhet një koncept,strategji, vizion dhe guxim, te cilat duhet ti demonstroj Qeveria e Kosovës”, ka thënë Rexhepi për Indeksonline.