Sport

Tri ndeshje në Superligë, spikat derbi Prishtina – Vëllaznimi

Prishtina do të luajë kundër Vëllaznimit në një ndeshej derbi, ku prishtinasit kërkojnë fitore pas tri ndeshjeve.

Prishtina në tri ndeshjet e fundit, ka regjistruar një humbje dhe dy barazime. Prej ardhjes së trajnerit Mirel Josa, bardhëkaltërit nuk dinë për fitore.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit, zhvillohet, të mërkurën (sot), në Drenas prej orës 14:00.

Si Prishtina ashtu edhe Vëllaznimi, kanë tubuar nga 12 pikë, por ekipi gjakovar ka goldallim më të mirë se bardhekaltrit.

Krahas kësaj ndeshje kampioni në fuqi, Trepça ’89, e pret në shtëpi Besën.

Në Skenderaj, Drenica do të përballet me Vllazninë e Pozheranit.

Vllaznia këtë edicion është debutuese në elitë dhe është e fundit në tabelë, me vetëm tri pikë të grumbulluara.

Me këto tri ndeshje, do të përfundojë xhiroja e nëntë e Vala Superligës. Xhiroja e dhjetë do të zhvillohet gjatë vikendit.