Kuriozitete

Tronditëse| Rojet e hotelit rrahin brutalisht çiftin (Video)

Një çift britanik janë rrahur brutalisht nga rojet e një hoteli me 4 yje në Spanjë, pasi dyshohet se gruaja u hodhi atyre një gotë plastike.

Pamjet tronditëse janë publikuar nga një dëshmitar që ndodhej në hotelin “BH Mallorca”, në Magaluf të Spanjës. Në videon e postuar nga Daily Mail duket se si njëri nga rojet po përleshet përtokë me vajzën me bikini, ndërsa tjetri ka vënë poshtë partnerin e saj.

Pas incidentit, një fotografi shokuese me shenjat e dhunës në të, të djalit që u rrah nga rojet e hotelit është publikuar në faqen zyrtare të hotelit.

Pas kësaj të shumta kanë qenë kritikat ndaj stafit të hotelit, ku shumë prej komentuesve kanë kërkuar arrestimin e rojeve dhe heqjen e liçensës së hotelit.

https://www.youtube.com/watch?v=6K5EHGkdmSA

the authorSamir Dalipi