Sport

Tronditet Real Madrid, bombë afër stadiumit (Foto)

Në afërsi të stadiumit ‘Drake’ në Los Angeles (UCLA) ka pasur një kërcënim me bombë
Mediat spanjolle kanë raportuar se në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA), përkatësisht afër stadiumit ‘Drake’ ka pasur një kërcënim me bombë

Pikërisht në këtë fushë skuadra e Real Madridit është duke i kryer përgatitjet për sezonin e ri, përcjell Express.

UCLA ka njoftuar studentët që të evakuohen nga stadiumi, pasi në njëron nga fushat rekreative të kësaj shkolle është paralajmëruar se ka bombë.

Real Madrid ka të planifikuar stërvitjen e radhës në orën 10, sipas orës lokale. Por, mbetet të shihet nëse Los Blancos do të stërviten në këtë stadium, apo do të gjejnë ndonjë vend tjetër. /Express