Aktuale

Tropojë, arrestohet kryeplaku i Currajt, s’tregoi për parcelat me drogë në fshat

Një kultivues i lëndës narkotike u vu në pranga në Curraj të Tropojës, e bashkë me të u arrestua edhe kryeplaku i fshatit për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Policia zbuloi dhe asgjësoi përmes djegies 220 bimë kanabisi të kultivuara në këtë fshat.

Tahir Zhivanaj, 57 vjeç, banues në fshatin Curraj, kishte mbjellë në një parcelë në pronësi të tij 120 rrënjë kanabisi.

Ndërkohë Pashk Lekaj, 56 vjeç, Kryeplaku i  fshatit arrestua për veprën penale ”Moskallzimi  krimit”.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Stoberd” u konstatuan dhe asgjësuan rreth 100 rrënjë bimë narkotike.

Në këtë rast policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Express

the authorSamir Dalipi