Rajon & Botë

Trump dhe Xi kërkojnë maksimum të presionit kundër Phenianit

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu kinez, Xi Jinping, u angazhuan, gjatë një bisede telefonike, për maksimalizimin e presionit kundër Koresë së Veriut nëpërmjet një aplikimi rigoroz të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë.

”Dy krerët diskutuan për arrogancën e Koresë së Veriut ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe përpjekjet e saj për destabilizimin e Azisë verilindore”, shtoi presidenca amerikane.

Një takim i Këshillit të Sigurimit në nivel ministerial është parashikuar të enjten për Korenë e Veriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun kinez, Xi Jinping para hapjes së Asamblesë së përgjithshme të OKB-së ku Koreja e Veriut do të jetë në qendër të debateve.

Donald Trump ndodhet në Nju Jork për takimi e Kombeve të Bashkuara ku do të mbajë nesër fjalimin e tij të parë si president, por presidenti kinez, Xi Jinping nuk merr pjesë këtë vit në Asamblenë e përgjithshme.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mblidhen të enjten për të diskutuar mbi mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe mbi kërcënimin bërthamor të shkaktuar nga Koreja e Veriut.

the authorE B