AktualeRajon & Botë

Trump do kandidoj në 2024 për president

Ish presidenti amerikan Donald Trump, u kthye në Washington për herë të parë që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë 18 muaj më parë, derisa në fjalimin e tij shpalosi gjasat për të kandiduar si president përsëri në vitin 2024.

Trump shkurt foli për kandidaturën e tij, por parashtroi ato që ai besonte se duhet të ishin prioritetet për “presidentin e ardhshëm republikan”.

“Unë gjithmonë them se garova herën e parë dhe fitova, pastaj garova për herë të dytë dhe ia dola shumë më mirë”, tha Trump.

“Mund të na duhet ta bëjmë përsëri. Ne duhet të rregullojmë vendin tonë. Mezi pres të paraqes shumë detaje të tjera në javët dhe muajt në vijim”.

Trump, përsëriti pretendimet e tij  se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020 dhe denoncoi hetimin e komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e tij, duke e cilësuar si vepër të “grupeve politike dhe banditë”.