Rajon & Botë

Trump: Kina tentoi, por dështoi të ndihmojë rreth Koresë Veriore

Përpjekjet e Kinës për ta bindur Korenë Veriore që ta ndalë programin e vet bërthamor kanë dështuar, ka thënë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e rritur retoriken rreth vdekjes se një studenti amerikan i cili ishte arrestuar dhe mbajtur nga Veriu.

Trump ka mbajtur shpresa të mëdha për bashkëpunim më të madh nga Kina për ta ushtruar ndikimin e saj mbi Korenë Veriore, duke u mbështetur fuqishëm në presidentin kinez, Xi Jinping, për ndihmën e tij. Dy liderët patën një takim të nivelit të lartë në Florida në muajin prill dhe Trump shpeshherë e ka lavdëruar presidentin Xi duke mos e kritikuar praktikat tregtare të Kinës, transmeton Express.

“Derisa i çmoj përpjekjet e presidentit Xi dhe Kinës për të ndihmuar rreth Koresë Veriore, nuk ka funksionuar. Të paktën e di që Kina ka tentuar,” ka shkruar Trump në Twitter./Express/

the authorE B