Rajon & Botë

Trump: procesi i zgjedhjes së kabinetit, shumë i organizuar

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka mbrojtur procesin e kalimit në Shtëpinë e Bardhë, pas rrëmujës mediatike rreth emërimeve të ekipit të tij

Trump  shkroi në twitter se procesi i zgjedhjes së kabinetit të tij është “shumë i organizuar”.

Mediat amerikane thonë se dy anëtarë të lartë që punonin për sigurinë kombëtare kanë qenë të detyruar të lënë këtë pozitë, shkruan BBC.

Trump, ka zëvendësuar tashmë Guvernatorin e New Jersey,  Chris Christie me zëvendëspresidentin e  zgjedhur Mike Pence në krye të ekipit./KosovaPress/