Rajon & Botë

Trump: Protestuesit po paguhen kundër meje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka akuzuar sot protestuesit – të cilët i mbushen rrugët e qyteteve amerikane për të kërkuar që presidenti t’i publikojë taksat e veta federale – se janë pjesë e një konspiracioni të organizuar dhe paguar nga persona të panjohur.
Trump ka thënë se fitorja në zgjedhjet presidenciale e ka bërë publikimin e taksave të pavend, transmeton Express.

“Dikush duhet të hetojë se kush pagoi për tubimet e vogla të organizuara dje. Zgjedhjet kanë mbaruar!”, shkroi ai./Express/