Rajon & Botë

Trump reagon për sulmin në Stamboll

Kandidati i supozuar republikan për President të SHBA’ve Donald Trump ka reaguar pas sulmit në Stamboll.

“Edhe një sulm terrorist, këtë herë në Turqi. Kur do ta kuptoj bota të vërtetën? E dhimbshme. Duhet të bëjmë gjithçka për të mbajtur terrorizmin larg SHBA’së’, shkroi Trump në Twitter.

28 të vrarë dhe 60 të plagosur është bilanci i 3 shpërthimeve në aeroportin e Stambollit.