Rajon & Botë

Trump takon vogëlushen, ajo duket e tmerruar

Donald Trump nuk mori mirëseardhje heroi, siç e priste nga vizita e tij e fundit në Flint, Michigan, në mes të krizës së qytetit nga kontaminimi i ujit. Në një foto me aktivisten 9 vjeçare, vogëlushen e shpallur Miss Flint, ndjenjat negative nga ky qytet janë mjaft të dukshme, shkruan The Independent.

Vogëlushja Miss Flint, emri i vërtet i të cilës është Amariyanna Copeny, me të vërtet u bë nuska e rimëkëmbjes kur ajo i shkroi një letër presidentit Barack Obama për krizën e ujit në maj.

Ajo ishte në audiencë gjatë fjalimit të Trump në Kishën e Bashkuar Metodiste Bethel, transmeton KosovaPress.

Në një fotografi të Copeny me Trump-in, aktivistja e re nuk dukej e lumtur të shihte republikanin, fjalët e të cilit ishin ndërprerë nga pastorja e kishës, pasi ai tentoi të përqeshë Hillary Clinton-in.