AktualeRajon & Botë

Turistët bëjnë sërf në Kanalin e Venecias

Dy sërfistë janë filmuar duke zbritur me shpejtësi në Kanalin e Madh të Venecias, në dërrasat e motorizuara të sërfit, duke shkaktuar zemërimin e kryetarit të bashkisë së qytetit.

Videot e dy sërfistëve janë shfaqur në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar zemërim tek përdoruesit, të cilët kanë kërkuar një gjobë të rreptë. Ata u arrestuan më vonë nga policia, , sipas mediave lokale.

Një nga videot e sërfistëve famëkeq u postua nga kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro në Twitter, duke premtuar se do të blinte darkë për këdo që i identifikonte.

Sipas The Guardian, kryebashkiaku i quajti sërfistët “dy idiotë të mëdhenj” në postimin e tij në Tëitter në italisht. Më tej ai tha se dy burrat e kanë tallur qytetin.

“I kërkoj të gjithëve që të na ndihmojnë t’i identifikojmë dhe ndëshkojmë, edhe nëse pamje tona nuk janë vërtet të pastra – kryebashkiakët kanë nevojë urgjente për më shumë kompetenca për sa i përket sigurisë publike,” shkroi kryebashkiaku.