Aktuale

Turizmi në Kosovë në rritje

Instituti Demokracia për Zhvillim(D4D) mbajti konferencën “Turizmi për zhvillim: Mundësitë që duhen shfrytëzuar”.

Avni Kastrati, zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tha se duke e njohur rëndësinë e turizmit dhe ndikimin e saj në zhvillimin e Kosovës MTI-ja është e përkushtuar në zhvillim të turizmit dhe se kjo ministri zotohet se së shpejti do të themelojë departamentin e turizmit.

Po ashtu, ai tha se Ministria do të vazhdojë të punojë në promovimin e turizmit të Kosovës.

Sigrid Meijer, menaxhere e programit promovimi i sektorit privat, ‘Swisscontact’ në Kosovë, tha se turizmi është një sektor, i cili po rritet dhe është një kontribuues në krijimin e vendeve të punës.

Po ashtu, ajo tha se turizmi është një mënyrë e shkëlqyer për zhvillimin e diplomacisë për ta vënë Kosovën në hartë të tërë botes dhe për ta përmirësuar imazhin dhe për të treguar gjëra pozitive që Kosova ka për të ofruar.

Ndërsa Isuf Zejna, nga Demokracia për Zhvillim, tha se nga viti 2008 deri në vitin 2016 është vërejtur një dyfishim i vizitorëve në Kosovë, ku vendet që janë vizituar më shumë janë Prishtina, Peja dhe Prizreni./KosovaPress/