Rajon & Botë

Turqia arreston 15 persona të lidhur me organizatën terroriste MKLP

Të paktën 15 persona janë arrestuar në operacionin antiterrorist në Stamboll, të zbatuar ndaj pjesëtarëve të organizatës terroriste MLKP

Policia turke sot në mëngjes zbatoi operacionin antiterrorist në 24 adresa në rrugët Sultangazi, Arnavutkoy, Beyoglu, Gungoren, Basaksehir, Kartal, Eyup, Maltepe dhe Uskudar të Stambollit.

Me këtë rast janë arrestuar të paktën 15 persona, për të cilët dyshohet se kanë lidhje me MLKP-në, shkruan AA.

Në mesin e të arrestuarve gjenden edhe dy persona për të cilët që më herët është shpallur fletarrest për vepra të ndryshme penale.

the authorSamir Dalipi