Rajon & Botë

Turqia dhe SHBA pezullojnë shumicën e shërbimeve të vizave

Ambasada turke në Uashington tha se duhet të “rivlerësojë” angazhimin e qeverisë amerikane për sigurinë e misionit dhe personelit.

Një deklaratë e ngjashme është bërë më parë nga ambasada e SHBA në Ankara.

Kjo vjen pasi një punëtor i konsullatës amerikane në Stamboll u ndalua javën e kaluar, i dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gulen, i cili fajësohet nga Ankaraja për grushtin e dështuar të shtetit, të vitit të kaluar në Turqi, transmeton KosovaPress.

Washingtoni e dënoi masën e ndalimit duke qe quajtur si të pabazë dhe të dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe.

I arrestuari është shtetas turk, punonjës i konsullatës.

Në deklaratën e saj të dielën, ambasada turke në Washington tha:

“Ngjarjet e fundit kanë detyruar Qeverinë turke të rivlerësojë angazhimin e qeverisë së SHBA për sigurinë e objekteve dhe personelit të misionit turk. Për të minimizuar numrin e vizitorëve në misionet tona diplomatike dhe konsullore në SHBA, menjëherë ne kemi pezulluar të gjitha shërbimet e vizave në lidhje me qytetarët amerikanë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në SHBA”.

“Kjo masë do të zbatohet për sticker viza, e-viza dhe viza kufitare”.

Deklarata turke është pothuajse e njëjtë me atë amerikane, në të cilat zëvendësohen vetëm emrat e vendeve