Rajon & Botë

Turqia shqyrton mbylljen e bazës ushtarake për koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të

Turqia ka njoftuar se do të rishqyrtojë vendimin e saj për bazën ushtarake Incirlik, e cila shfrytëzohet nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

“Njerëzit tanë pyesin: Përse forcat e koalicionit përdorurin bazën Incirlik nëse nuk japin ndihmë në operacionin ‘Mburoja Eufratit’? Ne kemi lejuar jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe anëtarët e tjerë të koalicionit, për të përdorur bazën, në mënyrë që së bashku të luftojmë kundër Shtetit Islam”, tha ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, kjo bazë përdorët nga aleatët për të qëlluar caqet e Shtetit Islamik, ndërsa për pak ditë ishte mbyllur gjatë grusht-shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016.

the authorSamir Dalipi