Tech

Twitter nis verifikimin e fotografisë së profilit NFT

Për sa kohë që adhuruesit e kriptos kanë përdorur NFT-të (tokenat jo të këmbyeshëm) si fotografi të profilit në Twitter, ka pasur skepticizëm në lidhje me qëndrueshmërinë e “pronësisë” mbi këto asete dixhitale.

Sigurisht, ju mund ta “zotëroni” atë majmun vizatimor në foton tuaj të profilit, në kuptimin që tokeni është ngjitur në adresën tuaj Ethereum në një libër të pandryshueshëm, por çfarë e ndalon dikë që thjesht të klikoj me të djathtën mbi imazhin dhe ta vendosë atë edhe si foto e profilit të tyre?

Tani, pas muajsh pritjeje, Twitter ka lëshuar një mekanizëm zyrtar verifikimi për fotografitë e profilit NFT.

Lidhni portofolin tuaj Ethereum me llogarinë tuaj në Twitter dhe do t’ju paraqitet një listë e NFT-ve që zotëroni (verifikimi është i disponueshëm vetëm për NFT-të me bazë Ethereum, për momentin, megjithëse një përfaqësues i kompanisë sqaroi se kjo është vetëm “një prototip” e një veçorie që mund të vazhdojë të mbështesë blockchain të tjerë).