AktualeTech

Twitter shqyrton ofertën nga Elon Musk

Twitter tha të martën se do të zhvillojë një mbledhje të aksionarëve më 13 shtator, për të votuar mbi ofertën e propozuar të kompanisë së mediave sociale për blerjen prej 44 miliardë dollarësh nga shefi i Tesla, Elon Musk.

Plani i kompanisë, i cili u zbulua në një dosje, vjen ndërsa personi më i pasur në botë përgatitet për një përballje ligjore me Twitter në tetor për largimin nga oferta e tij për të blerë kompaninë e mediave sociale.

Në mbledhje, aksionarëve do t’u kërkohet të votojnë një propozim për të miratuar kompensimin që mund të paguhet nga Twitter për disa zyrtarë ekzekutivë në lidhje me blerjen.

Kompania zbuloi se kishte ngadalësuar ndjeshëm punësimin në tremujorin e dytë, dhe ishte më selektive me plotësimin e roleve, në një lëvizje për të ulur kostot.

Në maj, shefi ekzekutiv i Twitter, Parag Agrawal u kishte thënë punonjësve se firma e mediave sociale do të ndalonte shumicën e punësimeve dhe do të rishikonte të gjitha ofertat ekzistuese të punës.