AktualeSport

Tyson: Jam shumë afër vdekjes

Boksieri Mike Tyson anipse ka dalur në pension tërheq vëmendje të madhe me deklaratat, e të bëmat e tij.

Së fundmi Tyson ka habitur e tronditur publikun me deklaratën ku tha se është shumë afër vdekjes.

“Sigurisht që të gjithë do të vdesim një ditë. Kohët e fundit shikoj shpesh në pasqyrë dhe shoh disa pika në fytyrë që nuk i kam parë më parë. I them vetes se jam afër fundit, se do të vdes shumë shpejt”, tha Tyson, një nga boksierët më të mirë në histori.

Ai tutje tha se pasuria në sytë e tij është e pavlerë, dhe se këtë ua thotë vazhdimisht njerëzve të tij të afërt.

“Paratë nuk janë asgjë për mua. Unë gjithmonë u them njerëzve që mendojnë se paratë do t’i bëjnë të lumtur se kjo është një gënjeshtër. Kur ke para, nuk mund të presësh dikë të të do. Si do ta rrëfejë dikush sinqerisht dashurinë e tij kur ke 500 milionë dollarë?”.