ShowBiz

U kritikua se e kishte lënë babanë në “mjerim”, ja si përgjigjet Morena Taraku (Foto)

Një foto e regjisorit Selami Taraku duke udhëtuar në autobus ka bërë xhiron e internetit. Imazhi është komentuar për faktin se Morena Taraku është një prej fashionisteve më të njohura shqiptare, që në Instagram-in e saj me gati 500 mijë ndjekës shfaq veshje e makina të shtrenjta.

Ish-Miss Kosova reagoi ndaj kësaj në një intervistë për RTV 21, duke thënë se babai i saj është një njeri i thjeshtë ashtu si ajo, që ndonëse ka kontribuar shumë në kinematografi mbetet me këmbë në tokë.

‘Është artikulli më banal që kam lexuar ndonjëherë. Sepse nuk jam unë ajo që e kam nxjerrë babain tim në asfalt, është ai që më ka rritur mua në asfalt. Jam qytetare ‘babadem’, dhe thjeshtësia që kam trashëguar prej tij është gjëja më e bukur në jetë që kur e kujtoj, më mbushen sytë me lot.

As fama, as karriera e asgjë tjetër nuk do të kishte pasur vlerë për mua nëse do të kisha ecur në qiell.’ Ajo thekson se babai i saj është intelektual, dhe nuk mund të konsiderohet si ‘babai i Morena Tarakut’ kur ai është një ndër regjisorët më të njohur të kinemasë së Kosovës. ‘Gjithë ata që më njohin e dinë se unë jam ‘vajza e Selami tarakut’, nuk është ai ‘babai i Morena Tarakut’.

Selami Taraku është regjisor i mirënjohur që ka kontribuar për vite e vite kur ne ishim shkelur nga Serbia, me filmat e tij. Kështu është e turpshme të shkruhet ky lloj lajmi. Babai im është qytetar, njeri i thjeshtë, është intelektual si në makinë edhe në autobus.’ Morena thotë se thjeshtësinë e tij e ka trashëguar edhe ajo, pasi nuk ka mënyrë tjetër për të jetuar jetën. ‘Edhe unë jam shumë e thjeshtë. Nuk e di pse njerëzit mendojnë se unë duhet të jetoj ndryshe ose familja ime duhet të jetojë ndryshe”, thotë ajo.