Arsim & Kulturë

U mbajt pjesa e parë e Webinar-it “Tranzicioni efektiv në mësimin online”, për stafin akademik të Kolegjit AAB

Në kuadër të trajnimeve e punëtorive për avancimin e metodologjisë së mësimdhënies dhe stafit akademik, mësimdhënësit e Kolegjit AAB, kanë ndjekur sot pjesën e parë të webinar-it për mësimdhënien online.
Ky webinar i organizuar nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë e Kolegjit AAB, ka për qëllim identifikimin e karakteristikave kryesore që mundësojnë krijimin e një përvoje të suksesshme të të mësuarit online. Webinari “Tranzicioni efektiv në mësimin online” do të zhvillohet në dy punëtori të veçanta përfshirë a) mësimdhënia efektive online, dhe b) vlerësimi i studentëve në mësimin online.
Nevoja për trajnime të këtilla pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 është paraqitur si domosdoshmëri, pas aplikimit të mësimit online si vazhdimësi e të mësuarit, aq më shumë kur parashihet që kjo metodë e të mësuarit do të vazhdojë edhe më tej pas kalimit të pandemisë.
Në punëtorinë e sotme pjesëmarrësit patën rastin të njihen me nocionet dhe parimet themelore të të mësuarit online, format e të mësuarit online dhe dallimet e tyre, sfidat dhe mundësitë e mësimit online, angazhimin efektiv të studentëve në orën mësimore online, planifikimin e orës mësimore, propozime praktike për mësimin online, etj..
Përmes këtij webinari interaktiv, synohet që stafi akademik të reflektojë mbi praktikat aktuale që përdoren në të mësuarit online dhe avancimin e tyre përmes sugjerimeve dhe përvojave të dhëna në këtë punëtori.
Trajnuese në këtë webinar ishte Dr. Narimane Hadj-Hamou, eksperte ndërkombëtare për e-learning e cila ka këshilluar dhe hartuar strategjitë për mësimin online në mbi 25 universitete botërore, ndërsa ka ligjëruar në mbi 150 forume e konferenca ndërkombëtare.
the authorGazetaKNN