Rajon & Botë

U vranë 33 ushtarë turq në Siri, NATO mbledhje të jashtëzakonshme!

Të paktën 33 ushtarë turq u vranë të enjten nga një sulm ajror i bërë nga forcat e regjimit të Asadit në veriperëndim të Sirisë, lajm ky i konfirmuar nga një zyrtar turk.

Qindra të tjerë u lënduan nga këto sulme në provincën Idlib, tha Rahmi Dogan, guvernatori i provincës Hatay të Turqisë. Forcat siriane, të cilët mbështeten nga Rusia po bëjnë sulme për ta tërhequr Idlib-in nga rebelët, që mbështeten nga Turqia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg, me kërkesë të Turqisë, ka deklaruar se të premten do të ketë një takim urgjent pas vrasjes së 33 trupave turke në Siri.

“Sot, Këshillli i NATO mblidhet me kërkesën e Turqisë për t’u konsultuar në bazë të nenit 4 të themelimit të Traktatit të Ushingtonit për situatën në Siri”, shkruan Stoltenberg.

the authorGazetaKNN