Rajon & Botë

Uashingtoni vlerëson bashkëpunimin ushtarak me Helsinkin

Sekretari amerikani Mbrojtjes, James Mattis uroi sot Finlandën për 100-vjetorin e pavarësisë, gjatë një bisede që ka zhvilluar me presidentin finlandez, Sauli Niinisto.

Mattis deklaroi se SHBA-të mirëpresin thellimin e partneritetit të mbrojtjes dypalëshe dhe në NATO me Finlandën.

“Bashkëpunimi mes Finlandës dhe SHBA-ve ka pasur qëllime stabilizuese në veri të Evropës”, shtoi ai.

Finlanda, që është anëtare e Bashkimit Evropian, ndan një kufij prej 1300 kilometrash me Rusinë.

Ajo ka bashkëpunuar që prej vitit 1994 me NATO-n në programin Partneritet për Paqe dhe ka marrë pjesë në operacionet e NATO-s në Afganistan, por nuk është anëtare e aleancës ushtarake.