Kuriozitete

Udhëtari në kohë rrëfen si do të jetë bota në shekullin e 28-të (Video)

Al Bielek ka rrëfyer atë që kujton nga 6 javët e kaluara në vitin 2137 dhe 2 vitet që kaloi në 2749, kur qeveria amerikane realizoi udhëtimin e parë në kohë, shkruan “Vorply” .

Ai përshkroi madje si vazhdon jehona e ngjarjeve që po ndodhin tani, në kohën aktuale: Marrja e kontrollit, Rendi i Ri Botëror dhe ndryshimi shkatërrues i klimës.

Projekti ‘Montauk’ ishte një seri e projekteve sekrete qeveritare të Shteteve të Bashkuara të kryera në një kamp në Long Island, me qëllim udhëtimin në kohë, shkruan syri.net. Al përshkruan atë që mban mend, pasi nisi udhëtimin në kohë më 13 gusht 1943 , data e Eksperimentit të Filadelfias.

Ai e gjeti veten me vëllain e tij, Duncan Cameron, në një spital në të ardhmen për 6 javë, ku po shërohej nga plagët e rrezatimit. Sistemi mjekësor i kësaj të ardhmeje përdorte trajtime shumë më të avancuara.

Ai vuri re se toka kishte pësuar shumë ndryshime gjeografike që kishin filluar në fillim të shekullit 21. Popullsia në mbarë botën ishte reduktuar me 300 milionë.

Niveli i ujit ishte rritur dhe infrastruktura e SHBA-ve ishte shembur. Qeveria qendrore ishte zhdukur dhe brigjet e brendshme amerikane dhe Evropiane kishin pësuar ndryshime drastike nga mënyra si janë tani.

https://youtu.be/nZj2zYnM6hc

Polet magnetike e tokës kishin filluar të zhvendoseshin por ishte krijuar një strukturë shtylle artificiale për të parandaluar kolapsin dhe ndryshimin e poleve magnetike.
Ai pastaj e gjeti veten, në mënyrë të pashpjegueshme, në vitin 2749 për gati dy vjet ku thotë se kishte parë terrene jo të qëndrueshme dhe qytete lundruese.

Qytetet lundruese mund të zhvendoseshin në pjesë të ndryshme të tokës, shkruan syri.net. Nuk kishte asnjë qeveri. Gjithcka ishte një strukturë e madhe kristaline lundruese dhe gjithçka zhvillohej në bazë të një sistemi kompjuterik.

Struktura e shoqërisë ishte krejtësisht sociale. Nevojat themelore për mbijetesë merrnin kujdesin dhe përqëndrimin e të gjithëve.

Al është një emër mjaft i njohur dhe njihet si njeriu i parë që udhëtoi në kohë, ndërkohë që rrëfimet e tij ngjallin kuriozitetin e mbarë botës.