Shëndetësi

Udhëtimet e tepërta me avion dëmtojnë shëndetin

Në vendet e mëdha dhe te zhvilluara, udhëtimet me avion dhe spostimet nga një qytet ne një tjetër duke favorizuar transportin ajror janë te zakonshme, po sipas një studimi te Stirling University, një gjë e tille behet e dëmshme për shëndetin dhe këtu ne radhe te pare është fjala për punonjësit e avionëve dhe me pak për pasagjeret qe sigurisht nuk udhëtojnë ne atë masë.

Ne thelb te shkaqeve qëndron cilësia e keqe e ajrit qe ndodhet ne kabine. Studimi i më shumë se 200 personave qe punojnë ne avion ka treguar se ekziston një lidhje mes ajrit te kabinës se avionit dhe avujve te dëmshëm dhe toksike te vajit te motorit te tij.

Patologjitë me te zakonshme ne këtë rast janë ato qe lidhen me dhimbje koke te vazhdueshme dhe kronike, marrje mendsh dhe deri ne probleme me shikimin.