Aktuale

Udhëtimi sekret i Thaçit në Podgoricë

Derisa Kryeministri Dusko Markovic ka qëndruar në Prishtinë për të biseduar me autoritetet kosovare për çështjen e demarkacionit, ku edhe ka dhënë sinjale se pala malazeze është e gatshme që të gjejë një aranzhman që do të mundësonte që Kosova ta ratifikojë demarkacionin, Presidenti Thaçi ka shkuar në Podgoricë.

Atje me homologun e tij Presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq kanë dakorduar një tekst – deklaratë për demarkacionin që do t’i hapë rrugë së pari ratifikimit nga pala kosovare e më pas edhe korrigjimeve eventuale të pjesëve të kontestuara.

Thaçi nuk e ka paralajmëruar udhëtimin drejt kryeqytetit malazes ndërkohë që vetëm sot në zyrën e tij e ka lexuar deklaratën që e ka nënshkruar në kabinetin e homologut të tij Filip Vujanoviq, ku është realziaur edhe një foto.