Sport

As UEFA nuk e pëlqen teknologjinë në futboll

Kreu i UEFA-s Aleskandr Çeferin ka bërë me dije që nuk është pro teknologjisë.

Në Kampionatin Botëror të Klubeve, ka filluar të aplikohet teknologjia Video Asistent Referee (VAR), gjë e cila ndihmon gjyqtarët të shikojnë në xhirim të ngadalësuar rastet e dyshimta dhe më pas të marrin vendime.

Por një gjë e tillë nuk u ka pëlqyer futbollistëve të Real Madridit, të cilët e kanë kritikuar këtë teknologji, e i të njëjtit mendim është edhe kryetari i UEFA-s, i cili ka treguar se nuk planifikon që ta përdorë VAR-in në Evropë, transmeton KosovaPress.

“Për mua dhe UEFA-n ky është vetëm një eksperimet”, ka deklaruar Çeferin.

“Ende nuk është shumë i qartë dhe nuk e dimë se kur do ta përdorim. Do ta shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen, por kjo nuk është në planet tona”, ka thënë slloveni.