Aktuale

Ujësjellësi: Nuk jemi duke aplikuar reduktime

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a., nuk është duke aplikuar reduktime të ujit të pijshëm, në asnjë zonë të shërbimit.

“Ne, gjatë ditës së sotme kemi dhënë deklarata lidhur me furnizimin me ujë dhe mundësinë e aplikimit të reduktimeve të ujit, duke filluar nga muaji korrik 2020 në zonat që furnizohen nga sistemi i Badocit”, është thënë në një komunikatë të kësaj kompanie.

Sipas tyre, mund të vijë një situatë e tillë, për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike mbi vendin tonë, gjë që ka ndikuar dukshëm në rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a., nuk është duke aplikuar reduktime të ujit të pijshëm, në asnjë zonë të shërbimit.

Ne, gjatë ditës së sotme kemi dhënë deklarata lidhur me furnizimin me ujë dhe mundësinë e aplikimit të reduktimeve të ujit, duke filluar nga muaji korrik 2020 në zonat që furnizohen nga sistemi i Badocit.

E kemi sqaruar se mund të vijë një situatë e tillë, për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike mbi vendin tonë, gjë që ka ndikuar dukshëm në rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.

Jemi të detyruar të sqarohemi dhe të reagojmë në këto orë të vona të mbrëmjes, për shkak të disa mediave ( pjesa dërmuese janë shumë korrekt në dhënien e informacioneve) se, kinse ujësjellësi në kohë pandemie po aplikon reduktime në lagjen Bregu i Diellit.

Po kush më mirë se ne, në kohë pandemie kemi mbajtur një furnizim jashtëzakonisht të mirë në të gjitha zonat operative.

Po kush më mirë se ne, kur punëtorët tanë duke e rrezikuar shëndetin nëpër pastrime kanalizimesh e rrjedhjesh të mëdha të ujit, duke u qëndruar besnik punës në shërbim të konsumatorëve!

Ju lutem, të jeni korrekt në shpërndarjen e informacionit.

Ju lusim që nëse merrni informacione të tilla nga ndonjë qytetar i ndonjë lagjeje, nuk iu kushton asgjë që të merrni edhe ndonjë deklaratë zyrtare nga KRU”Prishtina”sh.a.

Ne edhe dje , por edhe sot jemi duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit te konsumatorët, ne jemi brenda kornizës së ARRU-së me presione e furnizim.

Konsumatorët nëse hasin në ndonjë problem eventual me mungesë uji , adresa e saktë orientuese është KRU”Prishtina” sh.a.

the authorGazetaKNN